Pretendimet e Alida Hiskut për përdhunime nga Sigurimi/Sherif Merdani: “Brroçkulla për të shitur librin që ka shkruar. Ajo s’është as e bukur”

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:42

Me sa duket Gjergj Leka hapi një rrugë sesi disa këngëtarë të mund të vijnë sërish në vëmendje. Ndonëse deklaratat e tij u pasuan nga reagime të shumta, ato lanë një fill që u ndoq deri diku nga këngëtarja e dikurshme Alida Hisku. Sipas kësaj të fundit, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit kanë kryer përdhunime në qeli ndaj këngëtareve të dënuara. Hisku madje thoshte se ajo vetë kishte qenë një ndër viktimat. Mirëpo sot, një këngëtar i dënuar, shumë i njohur në kohën e vet, Sherif Merdani, përgënjeshtron Hiskun, duke shtuar madje se Hisku nuk ka sesi të ishte viktimë pasi nuk kishte as ndonjë paraqitje për t’u admiruar. “Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta. Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun. E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune. Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur. Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari.  Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur librin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani. Mund të pyesni dhe kolegët e mi të nderuar që kanë bërë burgun komunist si avokati Spartak Ngjela dhe publicisti Fatos Lubonja, që një gjë e tillë ishte krejt e pamundur. Me pak fjalë, e besoj plotësisht po ta kenë rrahur, dhe nëse e kanë lënë pa ngrënë, por një njeri si unë që ka qëndruar me vite në atë ferr dhe i njeh çdo qelizë nuk e beson se ka pasur përdhunime të shpeshta. E di shumë mirë që hetuesi, polici dhe prokurori kishin frikë nga njëri-tjetri. Kjo grua, që unë e njoh qysh kur ishte 16 vjeçe, (Festivali i 11­të), tashmë nuk është në rregull, lëshon nga këto broçkulla për të bërë sensacion ne Gjermani dhe për të shitur librin që ka shkruar.  Le t’i themi të vërtetat ashtu siç kanë qenë dhe jo me sajime dhe tendenca. Pastaj, vetë Alida ishte një këngëtare shumë e talentuar, por jo një femër e tillë… e shkurtër, e pabukur dhe aspak tërheqëse”, thotë Merdani për “JavaNews”.  

http://www.javanews.al/ekskluzive-sherif-merdani-alida-hisku-askush-nuk-...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sherif, ti nuk mund ta dish cfare i ka ndodhur Alides ne hetuesi, prandaj mos fole kot. Ti mund te kesh nje mendim tendin rreth atyre qe pohon Hisku, por kursesi nuk mund te jesh i sigurte. Sa per ate qe Hisku ka qene e pabukur, kjo mund te jete e vertete ne syrin tend. Ndonje hetues, a polic qe i ishte bere syri bakerr, neper burgje edhe mund te mendonte ndryshe. Tek e fundit, Hisku vërrën e kishte dhe punen ua mbaronte. Hisku mund te genjeje, une kete nuk e di, po edhe zotrote ne mos ia ke futur si kau peles, se ja psh po te perdor edhe une logjiken tende mund te them: "O Sherro, po sa inat mbajte bre burre, ia lype Alides, ajo nuk ta dha dhe ti tani nxjerr inatin."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.