Alarm në Pekin, destrojeri amerikan mision në Detin e Kinës së Jugut (video)
Një destrojer i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kaloi 22 kilometra pranë një pjese të Detit të Kinës së Jugut, që është pushtuar dhe mbi të cilën ka shprehur pretendimet Kina, duke shkaktuar një protestë të menjëherëshme nga Pekini. “Zëri i Amerikës” trasmeton se misioni u krye pa incidente, tha një burim i ushtrisë amerikane. Kina njoftoi se e kishte vëzhguar dhe ndjekur USS Lassen dhe tha se e kishte paralajmëruar anijen amerikane që të largohej nga ujrat kineze, pjesë e arkipelagut të debatueshëm Spratly. Një zyrtar i mbrojtjes në Uashington tha se destrojeri po kryente “operacione rutinë në Detin e Kinës së Jugut në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” dhe vuri në dukje se prania e mjetit lundrues nuk kishte lidhje me “çështjen e sovranitetit të këtyre ishujve”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Pekin, kundërshtoi duke thënë se Lassen “kishte hyrë ilegalisht” në ujrat kineze dhe se incidenti ishte një kërcënim ndaj sovranitetit të Kinës.
Add new comment