Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord
Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene. Por ky fakt është vlerësuar që në vitet ’70, raporton “Bloomberg”, por kësaj radhe edhe mishi i lopës, derrit dhe qingjit dyshohet se e sjell këtë rrezik. Studimi është bazuar mbi faktin se kanceri i zorrës është shkaktari i dytë i vdekjeve në SHBA me më shumë se 50 000 njerëz në vitin 2012. Industria e mishit është ngritur kundër këtij deklarimi, duke vënë në dukje se edhe vetë shkencëtarët nuk bien dakord unanimisht me këtë studim. Nga ana tjetër nutricionistët prej kohësh kanë sugfjeruar kufizim në përdoirmin e mishit për arsye të problemeve me kolesterolin. Një vërejtje që ka vlerë të mbahet parasysh: konsumi i këtyre produkteve RRIT rrezikun e prekjes, por jo se çon në prekje nga kanceri. Studimi që është publikuar në revistën “The Lancet Oncology”, pritet të provokojë debate në një kohë kur kërkesa për ushqim po bëhet shumë e madhe.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-10-26/red-meat-processed-mea...
Add new comment