Ambasada ruse del me shpallje publike në Tiranë për rolin e dyshimtë të amerikanëve në Siri dhe një ftesë për mediat shqiptare
Ajo që shpesh mund të përflitet si një dyshim që rrjedh nga teoritë e konspiracionit se ISIS mund të jetë krijesë e Shteteve të Bashkuara tashmë ngrihet zyratisht edhe si pyetje nga ambasada ruse në Tiranë. Përmes një njoftimi në muret e ambasadës që i ngjan më tepër një shpallje publike, selia diplomatike e Rusisë kërkon që media shqiptare të mos i referohet vetëm burimeve apo lajmeve të mediave perëndimore që sipas saj janë të prirura të dezinforojnë për këtë çështje.
“Në mediat perëndimore vazhdon vala e dezinformimit dhe insinuative në lidhje me operacionin e forcave ajrore të Rusisë në Siri . Për fat të keq në shtypin shqiptar mbizotërojnë kryesisht ribotimet e shtypit perëndimor”-thuhet në njoftim
Më the ambasada ruse ngre pikëpyetje mbi misionin amerikan në Siri, duke aluduar për një mbështetje të fshehur të SHBA ndaj ISIS.
“Shumë pyetje ngrihen edhe ndaj efikasitetit të veprimeve të koalicionit kundër ISIS nën udhëheqjen e SHBA-ve jo vetëm në Siri por edhe në Irak. Si rezultat i operacioneve të koalicionit, numri i luftëtarëve të ISIS vetëm është rritur. Në lidhje me këtë është krejtësisht e paqartë pse pjesëmarërsit e koalicionit udhëhequr nga SHBA-të refuzojnë të bashkëpunojnë me palën ruse dhe ushtrinë siriane. Mos i tremben faktit se si rezultat i këtij bashkëpunimi ushtria siriane do ta pastrojë vendin nga terroristët?-përfundon njoftimi.
Ambasada ruse kërkon nga mediat shqiptare që të kontaktojnë ambasadën ruse nëse duan të shkruajnë për atë që po ndodh realisht në Siri.
Add new comment