Alfred Peza u përgjigjet skeptikëve: Kjo qeveri është si dielli për shqiptarët
Deputeti i Peqinit Alfred Peza u jep përgjigje të gjithë skeptikëve që kanë vënë në diskutim performancën e qeverisë në këto dy vite. Në një intervistë për gazetën Mapo ai është munduar ta shpjegojë me një karahasim vlerësimin e tij për qeverinë dhe sesi duhet ta shohin shqiptarët koalicionin Rama-Meta.
“Ashtu si diellin kur e sheh me teleskop, arrin të dallosh ca njolla të errëta, edhe qeverinë e koalicionit tonë, sado mirë të punojë, teleskopi i opinionit patjetër që do gjejë gjëra për të kritikuar. Si edhe dielli atje lart në qiell, e rëndësishme është që qeveria këtu në Tiranë të mos ndalet për asnjë çast së punuari për të ngrohur sa më mirë interesat e qytetarëve të vet”-deklaron Peza në intervistën e tij për gazetën Mapo.
Add new comment