“Partinë e mori Kurveleshi” – Një bisedë e dy socialistëve te kafja e selisë
-E mori prapë Gramozi edhe sot...
-Është i fortë ai, e njeh mirë këtë godinë. Mbase nuk shkojnë larg kësaj radhe...
-Ashtu është. Por kjo e sotmja nuk më duket shenjë e mirë.
-Pse?
-Si pse? Nuk e kupton? Ndarja është kaq e qartë
-Nuk e kuptoj...
-Po e mori Kurveleshi. Gramozi, Vali dhe Sajmiri janë nga Tepelena. Fatmir Toçi nga Kuçi. Një zonë janë. Pse kot u bënë bashkë. Pastaj...afrohu pak. Ti e di që Gramozi edhe vlonjatët edhe gjirokastritët i ka luftuar nën të. Kush e spostoi Bashkim Finon?
-Po lëri këto se nuk janë të mira. Ai me Fatmir Xhafën rri tërë kohën. Edhe kur ishin në opozitë.
-Po ça vlonjati është Fatmiri or aman. Tërë kohën deputet në Pogradec... I hëngri të gjithë Mozi po lëre. E mban mend atëherë në kongres kur ia futën Nanos? Kur ky mbajti fjalën një nga Vlora u çua e i kërkoi dorëheqjen nga salla. Ku ta harron ai!
-Po vetëm nga Koçua e gjitha kjo?
-Po, edhe nga ai se ka ngatërruar shumë andej poshtë. Pastaj në Sarandë të gjithë tepelenas janë, ata që votojnë. Kush i çoi aty? Plus mos harro se Sarandë – Vlorë – Gjirokastër është kjo parti.
-Këtë e di. Në 2005-ën kam qenë vetë kur Nano kandidonte në Sarandë në 2005-ën dhe e pyetën pse ike nga Tepelena. Ai si lunxhjot i zgjuar ia priti: “Po këtu kanë ardhur të gjithë tepelenasit”.
-Haha. I madh ishte për këto. Edhe ajo letra që u botua në “Dita” për punësimet e ortodoksëve në Sarandë nuk qe e mirë. Shumë shije të keqe la.
-Mirë kjo. Po sot më dërgon një letër një mik nga Vlora që më thotë ça bën ky në takime. Shkoi në Tërbaç e mblodhi njerëzit. E dini, - u tha – që unë jam me origjinë këtej? Po ata, e dimë. I mori me radhë, punësime e dreq me të bir e ia kalonte Goros së Himarës. Mbasi mbaroi punë këputi një rromuz: “Kujt nuk i zgjidh punë unë le të shkojë te ai, Toçi”.
-Ça të them. Punët e të mëdhenjve.
-The mirë ti, Vlorë – Gjirokastër është kjo parti. Edhe Meta e provoi, po ëhë. Ngeci.
-Po pse vetëm Meta? Këta përdorën Dritëroin, e provoi edhe Abdyli që ishte nga Skrapari, e pastaj se nga gjetën Nanon që nuk donte. Maqo Lakrori me Ismail Lleshin ia mbushën mendjen.
-Ishte edhe Kaçi atëherë. Pa le ça e shajnë tani.
-Po, se harrova. Ishte edhe Kaçi. E Hoqën Kaçin.
-Gramozi e hoqi. Një lumë i ndan, po ai lumë paska qenë si bukë e thyer nuk ngjitet fare. Megjithëse Gramozi i tha Metës atëherë: Rri, prit se i ri je. Ai iku. Edhe e di ça tha: Te kjo parti të zë kanceri.
-Hahaha. Koklopa. Se ai e bëri këtë çorbë.
-Ai, se që në sherrin e Poliçanit ishte i koordinuar me Saliun. Po do dalin letrat. Po prapë për këtë nuk i vë shumë faj.
-Pse?
-Po Gramozi e donte kundër Nanos se e dinte se si nga Skrapari në PS nuk do ta mbështesnin gjatë dhe përherë. Kështu që do ta kishte të lehtë ta kontrollonte. Ai si duket e dinte dhe iku.
-Tani që po e mendoj, e marr me mend edhe pse Ilir Zela kur kandidoi përballë Sajmirit për Tiranën e zuri në gojë këtë të origjinës. Dhe këta me zgjuarësi e spostuan dhe rimorën Musa Ulqinin për kompensim.
-Tallje mendereje me një fjalë. Po kështu ka qenë e do mbetet ky vend. Fshati im e fshati yt. Nuk këndojnë dy gjela në një qymez.
-Po ky kështu ka bërë edhe në kohën e Enverit. E ka të vjetër me skrapallinjtë.
-Pse?
-Po më thotë një miku im nga Luzati që në Tepelenë një farë kohe çuan një S.K nga Skrapari në Komitet të Partisë. Çfarë s’i bënte Gramozi. I bëri bashkë ata nga zona e vetëm të zeza. S.K ma tregonte njeri të mirë ai miku.
-Nejse për PS-në ka dhënë dhe sakrifikuar. Edhe për kryetarin ka dhënë. Po pushteti kështu e ka.
-Mirë o mirë po edhe të vijë Sajmiri nga Veliqoti, pa bërë 30 vjeç e të sjellë vërdallë Shqipërinë...
Shaptilografisti
Comments
Lumë i thellë ky
Do ta kalojë Llanua vallë?!
Tjetër kund e pati të keqen ky djalë ..
U nda nga vendi dhe e harroi fshatin ..
... Kjo "e kripur" po se po, por ishte farmak fare ..
Add new comment