Drejtësia rumune mbyll dosjen e kryengritjes antikomuniste të vitit 1989
Prokurorët rumunë njoftuan sot mbylljen e dosjes mbi vdekjen e 709 personave gjatë një proteste antikomuniste në dhjetor 1989, një vendim i kritikuar nga ata që kishin marrë pjesë si edhe nga të afërmit e viktimave, raporton Agjensia Telegrafike e Lajmeve e cila i referohet AFP-së. “Hetimi kishte prekur rrethanat mbi të cilat 709 personat vdiqën dhe 2 198 të tjerë ishin plagosur, ku 1 855 me plumba”, sipas një deklarate të Prokurorisë.
Gjithsej 1 104 persona vdiqën gjatë këtyre ngjarjve, ku 162 para rënies së ish-diktatorit, Nikolae Çaushesku, më 22 dhjetor, dhe 942 të tjerë më pas. “Të klasifikosh një dosje të një rëndësie të tillë historike është një vendim i pabesueshëm, që habit gjithë botën (…) është njësoj si të vrasim për herë të dytë heronjtë e dhjetorit 1989”, deklaroi Teodor Maries, drejtor i shoqatës ”21 Dhjetori” duke shtuar se do ta apelonte këtë vendim.
Megjithatë, Prokuroria shprehet se “personat që kishin funksione të rëndësishme në nivel politik dhe ushtarak dhe që ishin të implikuar më 16-22 dhjetor 1989 në koordinimin dhe aplikimin e shtypjes së manifestimeve janë dënuar”. “Gjithsej 275 persona dolën para drejtësisë që prej fillimit të vitit 1990 për rolin që kishin në shtypjen e revolucionit rumun”, theksojnë prokurorët.
Sipas Maries, “vetëm disa dhjetëra persona janë dënuar”. Kryengritja filloi më 16 dhjetor 1989 në Timisoara, para se të arrinte në Bukuresht më 21 dhjetor.
Por nëse për vrasjet e regjistruara para 22 dhjetorit akuzohet Çaushesku, që kishte urdhëruar shtypjen e manifestuesve, në marrëveshje me lider të tjerë të partisë komuniste, ngjarjet që pasojnë janë më pak të qarta. “Periudha mes 22 dhjetorit dhe fundit të vitit karakterizohej nga një boshllëk në pushtet, nga rrëmuja, paniku dhe kaosi, një situatë që bëri shumë viktima”, shprehen hetuesit.
Sipas tyre një pjesë e dosjeve të të akuzuarve kryesisht për vrasje janë klasifikuar kryesisht për mungesë të fakteve ndërkohë që të tjerë në fund të procesit janë dënuar./
Ajo që do shihni në paketën fiskale, nuk do shihni rritje taksash por mënyra kreative se si Bashkia pretendon të rrisë të ardhurat e saj. Ne sapo kemi nisur një projekt pilot të parkimeve publike në qytet. Vetëm sheshi “Italia” prodhon në ditë fitim për Bashkinë 1000 euro, do të thotë 365 mijë euro në vit. Të kemi 10 parkime të tilla i sjellim Bashkisë së Tiranës mbi 3 milionë euro në vit. Bashkia e Tiranës por edhe bashkitë e tjera duhet të tregohen po ashtu kreative se në çfarë formulash mund të sjellin të ardhura. Unë besoj se pa rritur taksat, por vetëm duke shfrytëzuar aksesin që Bashkia ka në asetet publike, me disa prej jush tashmë kemi disa partneritete, për të dhënë asetet e Bashkisë në zhvillim, me qira apo në administrim. Vetëm duke gjetur burime të ardhurash që Bashkia mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme dhe duke hyrë në partneritet me biznesin, gjykoj që brenda një viti ne mund të shkojmë nga një bashki me buxhetin më qesharak në të gjithë kryeqytetet e Evropës, në një bashki që minimalisht duhet të ketë një buxhet 100 milionë euro në vit, për të përmbushur ambicien që unë kam, por që besoj edhe ju keni për qytetin ku kemi zgjedhur të jetojmë”.
Add new comment