Vjershëtorët e parlamentit: Shekspiri në të majtë, Fan Noli në opozitë
Seanca e sotme në parlament u dominua nga replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Atyre u erdhën në ndihmë Shekspiri dhe Fan Noli për të etiketuar njëri tjetrin. I pari që recitoi disa vargje të Shekspirit ishte kryeministri Rama për të perifrazuar gjendjen e opozitës që sipas tij nuk e di ku është vetë dhe lëshon akuza për mazhorancën
Vjersha që recitoi Edi Rama në parlament:
O i shkretë i punëtuar
Jep e merr me këmbë e duar
Bam me këmbë e bam me duar
O i shkretë i punëtuar!
(Shekspir)
Në kundër përgjigje deputeti demokrat Edmond Spaho solli në vëmendje disa vargje nga një vjershë e Fan Nolit për të përshkruar kryeministrin Rama
Vjersha që Edmond Shaho i recitoi Ramës:
Rroftë Edi Rama, rroftë
Shakaxhiu i përparimit
Brez pas brezit u trashëgoftë
Si stërnip i Nastradinit!
(Fan Noli)
Add new comment