Motoja “ të bëjmë shtet”. Tatimorët në punë jashtë orarit, s’ka pushim në fundjavë
Orar pa orar në punë për të bërë Shqipërinë. Nën moton “të bëjmë shtet” drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka urdhëruar të gjithë punonjësit tatimorë të dalin në punë jashtë orarit si dhe të kryejnë shërbim të zgjatur në fundjavë me qëllim përmirësimin e bilanceve të shtetit.
Gazeta Shqiptare raporton se 400 tatimorë kanë rreth dy muaj që punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, pa marrë asnjë pagesë shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.
Në dy urdhra të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë shkruhet se e shtuna dhe e diela janë ditë pune.
Nuk kuptohet mbi çbazë ligjore ka dalë ky urdhër pasi vetëm pak kohë më parë Qeveria miratoi ndryshimet në Kodin e Punës, ku punëdhënësi ka të drejtën t’i kërkojë punëmarrësit deri në 200 orë shtesë në vit, ndërsa projektligji po diskutohet në komisione.
Një ditë më parë ministria e Financave publikoi të dhënat fiskale për periudhën janar shtator ku nga 285.9 miliardë lekë që ishin të parashikuar të ardhurat totale në buxhet, u realizuan vetëm 279 miliardë lekë. Mosrealizimi me i madh është nga Doganat dhe Tatimet me -4.2 miliardë lekë.
Add new comment