Pretendimet territoriale, importuesit refuzojnë eksportet kineze në Vietnam
Eksportuesit kinezë të frutave duhet të ndryshojnë ambalazhin e tyre nëse duan të rifillojnë shitjet në Vietnam, njofton agjensia DPA referuar autoriteteve vendase. “Importuesit do të refuzojnë eksportet kineze të frutave në Vietnam”, deklaroi Pham Trung Vinh, zëvendësdrejtor i doganave në provincën Quang Ninh. Autoritetet e kësaj province fqinje me rajonin e njohur kinez të Guangxisë refuzuan një ngarkesë të madhe me mollë shtatorin e kaluar pasi në arkat prej kartoni ishte shkruar “Ishujt Diaoyu i përkasin Kinës”, në dy gjuhë, në atë angleze dhe kineze. Ishujt e sipërcituar pretendohen edhe nga Japonia, që i quan Senkaku. Vietnami ka gjithashtu pretendime territoriale ndaj Kinës për ishujt Paracel dhe Spratly. “Këto arka kartoni shkelin ligjin ndërkombëtar dhe atë vietnamez”, thuhet në faqen e internetit të doganës vietnameze.
Add new comment