Shqipëria ka dështuar

Postuar në 20 Tetor, 2015 21:50

Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria është një shtet i dështuar. Kjo është edhe arsyeja e ikjes në masë të shqiptarëve, dukuri kjo që sipas tij po shoqërohet me mesazhin e keq se edhe ata që rrinë as që angazhohen. “Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit. Por më e keqja është edhe ata që po rrinë këtu kanë braktisur pjesëmarrjen në veprimtari demokratike sepse ndjehen të pafuqishëm dhe të nënshtruar përballë arrogancës dhe indiferenca e pushtetit dhe e politikës. Njerëzit janë mbyllur në vetvete, në punët e tyre dhe nuk marrin pjesë në ndryshimet që ka nevojë shoqëria. Të katër pushtetet; politika, ekonomia, media dhe gjykata janë përgjegjës për këtë hemoragji të rëndë, ku ata vazhdojnë të korruptojnë njëri tjetrin deri në skaj. Rrugëdalja e parë është përpjekja e pamjaftueshne për t'i demokratizuar dhe emancipuar me lëvizje kulturore. Rruga tjetër është lëvizja popullore”, thotë Lubonja. Duket se energjia e çliruar në fillim të viteve ’90 ka prekur fundin duke e lënë shoqërinë pa ëndrra. Ose ndoshta ky është pesimizmi i Lubonjës, apo keqkuptimi i tij me kriteret që shoqëria shqiptare ka për ‘të mirën’ dhe ‘yë keqen’, moralin etj..

http://www.zeriamerikes.com/content/fatos-lubonja-emigrimi-gjermani/3015...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.