Ikën Ndoka, vjen Ndocaj. Mandati i Frrokut shkon për “interpretim” në Kushtetuese
A quhet mungesë pa arsye për 6 muaj rresht kur je në burg? Kjo çështje ka detyruar Këshillin e Mandateve në Kuvend të rrëzojë kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, i cili ndodhet në qeli. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, për interpretimin e nenit 71 të Kushtetutës. Por nga ana tjetër Këshilli miratoi heqjen e mandatit të deputetit tjetër socialist, Arben Ndoka, i cili e dorëzoi mandatin para një muaji pas akuzave për përfshirje në prostitucion në Itali. Në vend të Ndokës pritet të marrë mandatin, Eduard Ndocaj (ne foto).
Edhe pse pati akord në Këshill, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur të papranueshëm vendimin e çuarjes së kërkesës në Kushtetuese, sepse “Këshilli i mandateve sot nuk pranoi të ushtrojë detyrat që i ngarkon rregullorja e parlamentit dhe lau duart si Pilati!”.
Add new comment