Maxhoranca miraton ligjet me 71 deputetë, humbet fuqia e 84 votave
Maxhoranca ka “hyrë në ujë¨. Ajo ka humbur për të disatën herë kuorumin e 84 votave në Parlament. “Panorama” shkruan se në seancën e kësaj të enjteje mazhoranca vërtetoi edhe një herë se largimet dhe arrestimet e deputetëve të maxhorancës e bëjnë të pamundur grumbullimin e 84 votave. Projektligjet që janë diskutuar gjatë ditës së djeshme kanë kaluar me shumicë të thjeshtë prej 71 votash, ku krahas mungesës së disa eksponentëve të majtë, ra në sy edhe mungesa e deputetëve të PDIU-së. Por në pamundësi për t’u përfaqësuar me të gjithë numrat në Kuvend ka qenë edhe opozita seancën e djeshme. Gjatë votimit të projektligjeve, opozita ka arritur të bëjë oponencë me maxhorancën me vetëm 2 vota. Nënkryetari i PDsë, Edmond Spaho dhe deputeti Genc Pollo, ishin të vetmit që kanë rezistuar për të qëndruar deri në fund të votimit. Por ajo që ra në sy gjatë votimit të djeshëm ishte përplasja e aleatëve PS-LSI për të votuar apo jo projektligjin për një shtesë në ligjin “Për nëpunësin civil” të propozuar nga deputetët Ruli, Shalsi e Bitri. Kreu i Grupit të PSsë, Ruçi, kërkoi që të rrëzohej kërkesa e deputetëve të maxhorancës dhe opozitës për një sistem të ri pagash për punonjësit e Entit Rregullator Energjetik, ndërkohë që LSI kërkoi që projektligji të shtyhej edhe për shkak të pamundësisë së maxhorancës për të bërë kuorumin e 84 votave.
Add new comment