KIC 8462852, ylli i cili po detyron edhe astronomët të flasin për qytetërime aliene
KIC 8462852 është një yll 1500 vjet dritë larg nga toka. Ai është vëzhguar nga misioni Kepler dhe ka krijuar shumë debate mbi “sjelljen” e tij. Në diskutim kanë hyrë “alienët”, mundësia e një qytetërimi jashtëtokësor që ndikon në krijimin e ciklit të dritës që vjen në marrësin që është Kepler. “Të dhënat e Kepler për yllin janë të pazakonta dhe ngacmuese: ka rënie të dritës(pulsim) por nuk janë periodike. Ka qindra të tilla...Nëse një planet do të bllokonte dritën e një ylli do të shfaqej me pulsime simetrike të saj; drita zbehet pak, qëndron ashtu për pak dhe më pas rikthehet. Në yllin në fjalë nuk kemi këtë situatë: drita zbehet ngadalë dhe pastaj intensifikohet më shpejt”, shkruan Phil Plait në “slate.com”.
Çfarë e krijon këtë sjellje? Ideja më e fundit është se ylli “rrethohet: nga një brez kometash, të cilat vetë shoqërohen me re gazi dhe pluhuri që intereferojnë dhe përthyejnë dritën në mënyrë të çrregullt. Por Plait sugjeron se ideja e qytetërimit alien na kujton një vizion të fizikanit Freeman Dyson, i cili sugjeroi që për proidhimin e energjisë, njeriu dikur do të duhej të ndërtonte panele diellorë dhe t’i hidhte në orbitë. Parë nga një vëzhgues i largët, ky panel do të emetonte infrared dhe do të sugjeronte ekzistencën e një qytetërimi. Është ky rasti me yllin e çuditshëm? Plait thotë se duhen hulumtime të mëtejshme, ndërkohë që astronomi Jason Wright, i cili konsultoi studimin fillestar për këtë çështje me autore Tabetha Boyajian, ishte i pari që hodhi opsionin e një megastrukture aliene.
http://www.slate.com/blogs/bad_astronomy/2015/10/14/weird_star_strange_d...
Add new comment