Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit

Postuar në 11 Tetor, 2015 23:48

“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes e pranimit të fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”. Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm. Tabela përmban pjesë nga kapitullit V të shkruara në kuneiformin neobabilonas. Teksti hedh dritë të re për personazhet kryesore: Gilgameshi dhe Enkiduji ndihen fajtorë për vrasjen e Humbabës, që në versionin tradicional të Epit paraqitet si përbindësh. Humbaba sipas tekstit të ri është një mbret, i cili ka patur njohje në të ri me Enkidujin. Versioni që është punuar dhe përkthyer në shumë gjuhë u zbulua më 1853 në Nineveh. Në gjuhën shqipe, Epi i Gilgameshit është përkthyer nga Anton Berisha në vitin 1990 dhe ka ardhur në formën e një poemi. Një punë e lavdërueshme e Berishës që e shoqëron përkthimin me një parathënie të zgjeruar sqaruese për historikun e veprës. 

http://etc.ancient.eu/2015/09/24/giglamesh-enkidu-humbaba-cedar-forest-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.