Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet, e panegociueshme
Ambasadorja Romana Vlahutin ka bërë të qartë se Reforma në Drejtësi është thelbësore dhe kusht i panegociueshëm për Integrimin e vendit. Ambasadorja e Bashkimit Europian gjatë një vizite në Korçë deklaroi se po përpiqemi shumë t'i shpejgojmë politikës se parësore janë interesat kombëtare. “Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit. Në një farë mënyre ky është një moment vërtet kritik për historinë. Madje do të thoja dhe një moment historik për vendin. Nëse kjo reformë do të bëhet mirë, me ndërhyrje të thella dhe të përqëndruara në vëndet e duhura të këtij sistemi që është e qartë që nuk po funksionon siç duhet. Nëse do të jemi të suksesshëm, do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, dhe Shqipëria do të mund të ecë përpara me hapa shumë të shpejtë. Është një reformë thelbësore dhe e panegociueshme”. Me përkthim do të thoja: Duhet të bëhet”, tha Romana Vlahutin.
Add new comment