118 biznese në proces falimentimi, Vlora dhe Durrësi në krye të listës
Vlora dhe Durrësi kanë numrin me të madh te bizneseve të vogla e të medha të cilat janë në poces falimentimi, pasi për të paktën 2 vjet nuk kanë paguar taksat dhe detyrimet në shtet. Sipas të dhënave të Drejtorise së Përgjithshme të Tatimeve për muajin shator nga 118 subjekte tregtare në proces falimentimi, 36 ndodhen në Vlore, 27 ne Durres, 10 në Gjirokaster dhe 8 në Tirane. Pjesa tjetër janë të shpërndara në qytete të vogla të vendit.
Në qendrën Kombëtare të Regjistrimit këto bisnese me detyrime të pashlyere figurojnë si passive, çka ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të kërkojë nga gjykata nisjen e procedurave të falimentimit.
13 prej këtyre subjekteve janë tatimpagues të mëdhenj. Përveç kësaj sipas nje studimi të Open Data, në mesin e 13 kompanive të mëdha që janë në proces falimentimi janë edhe 7 biznese të cilat kanë kredi të pakthyera në bankat e vendit.
Ne total borxhi që vetëm këto 7 biznese kanë në banka është 7.18 miliarde leke. Të tilla në Shqiperi numërohen afro 35 kompani. Për këto kompani përfaqësues të biznesit dhe ekspertë kerkojnë falimentim të menjëhershëm dhe jo zvarritje në ristrukturimin e kredive.
Add new comment