Koalicioni jo në ditë të mira, tjetër takim Rama-Meta (Foto)
Takimet e shpeshta mes Edi Ramës dhe Ilir Metës po përforcojnë zërat se mes të dyve ka një klimë mosbesimi dhe se palët kanë mosmarrëveshje për të bërë apo jo ndryshime në qeveri. Pas qetësimit të furtunës që shkaktoi çështja CEZ dhe takimit të së shtunës në zyrën e Ilir Metës, dy partnerët e koalicionit janë takuar sërish këtë të mërkurë, në dy takime, i pari në kryeministri dhe i dyti ne zyrën e Metës
Takimi ka zgjatur përreth 60 minuta dhe asnjë nga zyrat për shtyp nuk ka dhënë detaje mbi atë çfarë është biseduar. Koalicioni i majtë nuk është në ditët e tij më të mira ndaj dhe dy partnerët në qeveri kanë shpeshtuar takimet, pas të cilave nuk kanë bërë komente.
Por “lufta” ka vazhduar në prapavijën e dy partive, ku deputetët të PS dhe LSI kanë dhënë mendimet e tyre pro ose kundër ndryshimeve në qeveri. LSI mblodhi të hënën kryesinë e saj, pas së cilës Ilir Meta deklaroi se qeveria ka nevojë për impulse të reja, ndonëse më herët kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministër i vendit i quajti zërat për ndryshime në kabinet si sajesa mediatike.
Add new comment