A po favorizon Beqaj importuesit e ilaçeve?
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqa është vënë sërish në fokus të akuzave të opozitës në lidhje me ndryshimin e ligjit për importin e ilaçeve. Partia Demokratike denoncoi heqjen nga ligjit të nenit që vë kufizime për medikamentet e importuara, duke drejtuar gishtin mbi Ministrin e Shëndetësië, Ilir Beqja. "Qeveria, Edi Rama dhe Ilir Beqa, po kërkojnë të heqin pikërisht atë nen të ligjit që shërben si garanci për ilaçet që hyjnë në vendin tonë.
Duke i hapur rrugët e importit për skarcitete, vetëm e vetëm që biznesi i miqve dhe klientelës Rama-Beqa të lulëzojë, pa marrë në konsideratë shëndetin e qytetarëve.
Ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo garanci për pacientët shqiptarë, është pengesë për biznesin e Ramës dhe Beqës, ndaj ata po kërkojnë ta heqin, duke vënë në rrezik shëndetin, sigurinë e barit, cilësinë e tij"- theksohet në një deklaratë të Partisë Demokratike. Opozita e akuzon po ashtu ministrin e Shëndetësisë si të implikuar në afera me tenderat e ilaçeve dhe se bashkë me kryeministrin kanë mashtruar me premtimin për shëndetësi falas.
Add new comment