Gjermanët të pakënaqur nga Shqipëria, Krichbaum; Zgjedhjet, tërësisht të papranueshme
Deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, në një intervistë për “Deutsche Welle” thotë se e sheh dekriminalizimin si çështje kyç për ecjen përpara me procesin e integrimit. “Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet. Në këtë pikë Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës. Por më lejoni të them hapur diçka lidhur me zgjedhjet vendore: Ato çfarë raportohen mbi zgjedhjet nga ODIHR-i, qendra e zgjedhjeve të OSBE-së janë për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian tërësisht të papranueshme”.
Gunther Krichbaum flet edhe për reforma në drejtësi: “Ndërkohë ka shenja bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës në këtë çështje. Por miratimi i ligjeve është vetëm hapi i parë. Akoma më e rëndësishme është që këto ligje të jetësohen. Prandaj tani është shumë e rëndësishme eficienca e administratës, reforma në drejtësi dhe luftimi i vendosur i korrupsionit”.
Ndërsa prë çështjen CEZ ai thotë: “Duke pasur parasysh situatën e ndezur politike në Shqipëri, unë e shoh si një propozim shumë të mirë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj afere. Kjo sigurisht do të rriste besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të hetimit”.
Add new comment