Seks(virtual) me robotët. Mos u çudisni, nuk do të vonojë

Postuar në 30 Shtator, 2015 14:24

“The Sun” shkruan për një temë shumë të ndjeshme: sipas saj, brenda 35 vjetëve seksi me robotët, do të jetë realitet. Të paktën për britanikët.  “Shumica prej nesh do të marrin kënaqësi me disa forma të lojërave seksuale virtuale diku nga 2030, kurse në 2050ën, do të kemi lodrat sekruale që përforin realitetin virtual”, shkruan britanikja “The Sun”. Madje në vitin kritik, 2050, seksi me robotët do të jetë më popullorë se ai mes njerëzve. Me siguri për brezin e ri të asaj kohe. Tabloidi i referohet një raporti të publikuar nga linjat “Bondara” dhe përfshin parashikime që imagjinojnë një të ardhme krejt ndryshe. Tema është prekur nga disa filma, “Demolition man” është një ndër ta.  Por filmi “Her”, i vitit 2013, me protagonist Joaquin Phoenix, përbën ndoshta më të plotin: aty marrëdhënia e nisur me synim thyerjen e vetmisë, përfundon në dashuri mes njeriut dhe një sistemi operativ kompluterik. I cili “evoluon” dhe krijon lidhje me sisteme të tjera, për t’ia lënë dramën e dashurisë së humbur njeriut që gjen ngushëllim te fati i ngjashëm i shoqes së vet. Nga cilat nevoja udhëhiqet ky revolucion që zhvendos të gjitha paradigmat sociale? Nuk ka ende përgjigje. Industrisë aq i bën. Thjesht po përgatitet për fitimet e së ardhmes që janë kolosale. Nuk është pornografi, por diçka krejt tjetër.

http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/news/6666042/Love-machine.html?CMP=...

Disa foto ilustruese: 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.