Rritet borxh për shqiptarët, 2500 euro për frymë
Një shqiptar me të ardhura mesatare do të duhet të punojë në më shumë se gjysmën e vitit për të shlyer pjesën e tij të borxhit kombëtar. Kjo sepse në mesin e vitit 2015, borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në mbi 2500 euro për frymë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave, borxhi publik, pa përfshirë detyrimet e prapambetura për çdo qytetar shqiptar përbën rreth 70% të prodhimit vjetor për frymë. Mbështetur në të dhënat statistikore, borxhi për frymë ka vlerën e më shumë se shtatë pagave mesatare mujore në ekonominë shqiptare. Ndërkohë barra e borxhit publik për frymë mund të perceptohet më qartë në ngarkesën fiskale për qytetarët dhe bizneset. Për të mundësuar një ulje të borxhit në një afat të mesëm, qeveria gjatë këtyre dy viteve ka ndjekur një startegji të shtrëngimit fiskal, e shprehur në rritje të tatimeve direkte dhe indirekte.
Add new comment