Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: “Prezenca e OSBE-së, duhet të qëndrojë. Dekriminalizimi do të shkojë në Kushtetuese”

Postuar në 21 Shtator, 2015 09:31

Ish-Kryetari i Gjukatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se kërkesa për largimin e OSBE-së është ekstreme. Sipas tij, Prezenca i “duhet Shqipërisë edhe për disa vjet”. “Ky është qëndrim tërësisht ekstremist. Mendoj se është i shpejtuar, dhe për më tepër është subjektiv dhe nuk duhet përkrahur. OSBE-ja edhe për disa vite duhet të qëndrojë, pasi ne shqiptarët jemi mësuar dhe na pëlqen kujdestaria”, thotë Abdiu. I bindur shfaqet ai edhe në miratimin si të vërteta të atyre që thuhen në raportin e OSBE-së, e që shkaktoi shumë reagime. Sa për dekriminalizimin, ish-deputeti socialist, mendon se ai do të miratohet, pasi është tanimë kusht nga faktori ndërkombëtar, ndonëse miratimi final do të shkojë me gjasë në Gjykatë Kushtetuese. “Mendoj se miratimi i këtij ligji do të vonojë pak, të paktën deri nga fundi i këtij viti. Dhe përfundimi i tij, kam përshtypjen, se do të bëhet objekt diskutimi dhe debati deri në Gjykatën Kushtetuese, të paktën nga një grup deputetësh, sepse janë shumë të tillë që do të preken nga ky ligj, qofshin këta nga opozita, qofshin nga maxhoranca”, thotë Abdiu.  

 

http://shekulli.com.al/p.php?id=319701

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.