Shkencëtarët pohojnë se kanë gjetur mbrojtjen natyrore anti HIV
Zbulimi, i publikuar në numrin e fundit të revistës “Journal of Biological Chemistry”, ka gjetur një proteinë, të quajtur ERManI, e cila nuk lejon riprodhimin e virusit HIV, i cili shkakton dhe Sidën. “Në studimet e mëparshme, ne e dinim që nuk mund të ndërhynim me përhapjen e HIV-1, por ne nuk mund të identifikonim mekanizmin që e ndalte procesin”, tha Yong-Hui Zheng, profesor i i asociuar i mikrobiologjisë molekulare dhe gjenetikës në Michigan State University, i cili ka punuar për studimin në bashkëpunim me shkencëtarët e Institutit të Kërkimeve dhe Veterinarisë Harbin, Akademinë Kineze të Shkencave Bujqësore dhe Universitetin e Gjeorgjisë. Tani që shkencëtarët kanë zbuluar se ERManI do të jetë çelsi themelor kyç dhe potencial, i cili mund të përdoret si një trajtim antiretroviral. Ndryshe nga vaksinat, trajtimet antiretrovirale do të sigurojnë që virusi të jetë i parrezikshëm, duke e mbajtur sëmundjen nën kontroll, në nivele të ulëta. Sipas Zheng, shkencëtarët tani janë duke planifikuar testime të reja për të zbuluar nëse rezistenca ndaj HIV mund të stimulohet duke rritur nivelet e ERManI.
Add new comment