Gatishmëria pa skrupuj e mazhorancës për t'u vetëpastruar
Mazhoranca e sheh veten me shpatulla pas murit nga një kauzë e opozitës që fillimisht e injoroi dhe madje tentoi ta shpërfillte duke hyrë në lojë e imponuar nga presioni në rritje i ndërkombëtareve për të kryer procesin e dekriminalizimt, ose thënë më thjeshtë për të larguar nga radhët e saj persona me precedentë kriminalë që janë të veshur me mandatin e deputetit. Tentativa për të injoruar Lulzim Bashën në përpjekjen e tij për të mbajtur gjallë institktin e opozitës pas disfatës në zgjedhjet lokale është duke iu kthyer në bumerabg shumicës progresiste që ka vënë seriozisht në diskutim kredibilitetin e saj. Me anë të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, qeveria ka paralajmëruar veprimet që do të ndërmarrë dhe qëndrimin që do të mbajë për këtë çështje, duke konfirmuar se do të ngrejë kartonin për t'u vetëpastruar. "Përfitoj nga rasti që nga pozitat e ministrit të shtetit për Marërdhëniet me Parlamentin, t’ju konfirmoj edhe në emër të qeverisë që ne jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të paraqesim dhe të miratojmë ligjin për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krimë të rënda me dashje të formës së prerë. Këtë gjë do ta bëjmë duke u bazuar në eksperiencën më të mirë ndërkombëatre."- deklaroi Felaj për Channel One. Ajo zbuloi se në shembullin e Arben Ndokës do ketë edhe dorëheqje të tjera, por edhe ndërprerje mandatesh pas miratimit të ligjit për dekriminalizimit.
Zonja ministre, për cilët nivel bëhet fjalë?
Për të gjithë ata që kanë statusine nëpunësit civil.
A do ketë efekte prapavepruese ligji?
Sigurisht që do ketë efekte prapavepruese.
A do ketë largime nga parlamenti dhe detyra të tjera të larta shtetërore?
Kjo ka qenë një pikë që kemi diskutuar më shumë me hartuesit e ligjit italian. Kështu nuk ka vënd për të gjykuar mazhorancën sepse mazhoranca ka qenë në krye të herës e gatshme ta realizojë këtë. Dhe këtë proces ta realizojë bashkë me opozitën. Këto ditë opozita ka depozituar në kuvend dy projektligje, një për ndryshimet kushtetuese dhe një për largimin e këtyre personave që ne folëm nga institucionet shtetëore.Të dyja janë të ndryshme nga njëra tjetra. Kështu ne jemi të detyurar të zbatojmë rregulloren e kuvendit për një procedutë të posaçme. Kemi arritur në limitet e kohës dhe ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për konsenus. Por qeveria me apo jo konsensusin e ozozitës ne do ta arrijmë të miratojmë këtë ligj-ka deklaruar Felaj.
Komentet për gatishmërinë e mazhorancës për t'u vetëpastruar janë të tepërta..
Add new comment