Shantazh i deputetit Çuko: Këshilltari Ahmetaj, pjesë e Sigurimit. Vazhdon detanta e ndyrësive

Postuar në 15 Shtator, 2015 10:52

Ka marrë një kthesë të re përplasja mes këshilltarit ushtarak të presidentit Bujar Nishani, Piro Ahmetaj, me deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë. Ahmetaj ka thënë se disa prej tyre janë ish-sigurimsa, disa të tjerë kriminelë, trafikantë, tutorë prostitutash e perversë. Pas kësaj deputetë të mazhorancës, kryesuar nga Spartak Braho, drejtues i këtij komisioni, i kërkuan Nishanit largimin e Ahmetajt nga detyra, pasi kishte dalë jashtë funksionit dhe rolit të një zyrtari në një institucion si presidenca. Fakti është që edhe këshilltarë të tjerë presidencialë janë përfshirë më polemika të shtypit, me natyrë edhe politike. Por interesant është reagimi i fundit i deputeti socialist Arben Çuko, anëtar i komisionit, që është shprehur se vetë Ahmetaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

“Ahmetaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ne do i publikojmë veprimtarinë e tij si spiun dhe pseudonimin. Nëse flet edhe njëherë, do i publikojmë pseudonimin. Zoti President: Mblidhi qentë,” shkruan deputeti socialist.

A nuk është ky një shantazh i hapur? Pse ky komision kaq kyç nuk e ka bërë më parë të ditur këtë gjë? Pra, nëse Ahmetaj nuk flet më, pseudonimi nuk do publikohet? Duket se megjithë “ligjin e dosjeve” poliitka shqiptare vazhdon të mbetet më këmbë, në një detantë ndyrësish, përmes shantazheve reciproke: Po ma nxorre ti, do ta nxjerr dhe unë.

a.j

Comments

Submitted by nendetsja 105 (not verified) on

Nese hapet kjo loje atehere edhe Jari do i kerkoje Sales dosjen e Pirro Lutajt si BP, spiun i Sigurimit te Ushtrise, sidomos ca spiunlleqe interesante te Pirros, kur ishte oficer ne Trapoje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.