Katër mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kallëzohen për falsifikim dhe akt ekspertimi të rremë. Mes tyre dy profesorë

Postuar në 14 Shtator, 2015 09:02

Katër mjekë të njohur të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë janë kallëzuar penalisht me akuzën e falsifikimit. Në një shkrim të vetin sot, “Gazeta Shqiptare” raporton se mjekët: prof.dr Elmas Shaqiri, dr. Zija Ismaili, dr. Admir Sinamati dhe prof. Fatos Harito janë kallëzuar nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion të Shqipërisë, për arsye se kjo e fundit dyshon se mjekët në fjalë kanë përpiluar akte ekspertimi të rreme, kanë fshehur provat me dashje, si dhe kanë dhunuar kufomën e shtetases 16 vjecare Konstandina Anagnosti, që ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar. Akuzat janë shumë të rënda, në kufij të të pabesueshmes, por shoqata thotë se ka marrë shkas nga dyshimet e familjarëve. Mes dy mjekëve ka edhe dy profesorë, çka e bënë çështjen shumë të ndjeshme. Mbetet vetëm që prokuroria dhe drejtësia të thotë fjalën e vet.
http://www.balkanweb.com/site/vdekja-e-kostandines-4-mjeke-ligjore-ne-pr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.