PD akuzon Ramën: OSHEE do të shpërblejë me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të tij
Rama është denoncuar sërish nga Partia Demokratike që nëpërmjet zëdhënëses së saj Orjela Nebijaj thotë se Kryeministri do të shpërblejë me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të tij. “Pas pak orësh, sipas porosisë së Edi Ramës, OSHEE do hapë zarfet për të shpërblyer me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të kryeministrit me të cilin ai ka marrie e dhënie që në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës”.
Sipas PDsë, “masha që përdoret në këtë rast, është OSHEEja, dhe paratë që do jepen për ndërtuesin e Edi Ramës janë marrë me kërbaç, me dhunë e me burg, me jetë njerëzish, nga shqiptarët e varfër e të pamundur Paratë e gjakut të shqiptarëve, janë paketuar, janë bërë gati, pra plot 5 miliardë lekë, për t’iu dhënë sot mikut e klientit të Edi Ramës”
Me këtë rast Partia Demokratike, i shtroi disa pyetje OSHEE-së:
1-A është paracaktuar fituesi për tenderin e godinës së kësaj organizate?
2-A janë bërë kriteret enkas për fituesin e paracaktuar?
3-Pse nuk ka transparencë për paratë e shqiptarëve?
4-Pse shpenzohen paratë e mundit, e gjakut të shqiptarëve për zyra të reja e për luks?
5-Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë aferë korruptive?
Add new comment