Doda jep arsyet pse s’u pranua drafti i saj për lustracionin: Spiunët kanë status të veçantë në PD

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:01

Deputetja e PD, Mesila Doda, thotë për gazetën “Shqip” se një nga arsyet se përse nuk u pranua drafti i saj dhe Shpëtim Idrizit të PDIU për lustracionin, është se spiunët janë kudo në administratë dhe politikë. “Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur nuk interesohen, sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithanshëm kur depozituam ligjin që i hiqte xhelatët nga politika dhe ekzekutivi. Halli i shefave është si t’i kenë sa më të përdorshëm, nuk shqetësohen për ndonjë kriter etik apo njerëzor,” tha ajo, duke ‘thumbuar’ edhe Bashën. Mesila Doda vazhdon të jetë deputetja e Partisë Demokratike por prej kohësh përflitet se shumë shpejt do ta braktisi këtë parti për të kaluar me çamët e PDIU-së.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Meila dhe Shpetimi ishin paraqitesit e draftit i cili u hartua nga Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njerut dhe me pervoje gjermane
Ishte per Lustracionin dhe Hapjen e dosjeve.
Ne politiken shqiptare kapplitikane te larte te diktatures, operative e hetues te Sigurimit si dhe bashkpuntore te Sigurimit
Ligji i miratuar eshte nje farse qe mbrone e nul denon diltaturen dhe punonjesit e sherbetoret....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.