Zbulim i madh në Afrikën e Jugut – Homo Naledi(video+foto)
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Dinaledi, disa dhjetëra kilometra nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Johanesburg. Me mijëra kocka skeletesh kanë nxjerrë në dritë një lloj të ri hominidi, që që mund të rishkruajë historinë e Njeriut, Homo Sapiensit. “Ka ende me mijëra copa mbetjesh në shpellë. Ajo që zbuluam na tregon diçka të jashtëzakonshme. Speciet të cilat u përkasin këto skelete, kanë një miks karakteristikash unike. Po të shohësh kockat e legenit apo shpatullat do të mendoni se është një primat i ngjashëm me Australopithecus, që u shfaq në Afrikë rreth 4 milionë vjet më parë dhe mendohet se është parardhësi i llojit Homo. Por po të shohësh këmbët mund të mendosh se kjo specie i përket llojit tonë, që u shfaq 200 000 vjet më parë.
Kafka e tij, bën të qartë se masa trunore ishte më pak se gjysma e asaj që kemi ne sot dhe ngjan më shumë me speciet Homo të para 2 milionë vjetëve më parë. Nuk duket si ne, por edhe kështu, tiparet e kafkës, duarve dhe dhëmbëve, japin të kuptohet se specia e re, ndoshta i përket llojit tonë”, citon “New Scientist”, Lee Berger i Universitetit të Witwatersrand në Johannesburg. Nisur nga ky supozim, e kanë quajtur Homo Naledi dhe nga analizat e deritanishme mendohet të jetë një nga pjesëtarët më të hershëm të llojit tonë – Homo – që ka evoluar, ndonëse nuk dihet akoma se çfarë moshe kanë skeletet.
https://www.newscientist.com/article/mg22730383-700-new-species-extinct-...
Add new comment