homo naledi
Homo Naledi ishte bashkëkohës me njeriun modern
Në shtator të vitit 2015, kërkuesit në Afrikën e Jugut njoftuan zbulimin e një lloji të ri brenda hominidëve, që u quajt Homo Naledi(http://www.respublica.al/2015/09/10/zbulim-i-madh-n%C3%AB-afrik%C3%ABn-e...). Zbulimi u cilësua shumë i rëndësishëm, nisur nga fakti se hominidi në fjalë përbënte një hallkë të re në skemën njerëzore që ka populluar planetin.
Zbulim i madh në Afrikën e Jugut – Homo Naledi(video+foto)
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Dinaledi, disa dhjetëra kilometra nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Johanesburg. Me mijëra kocka skeletesh kanë nxjerrë në dritë një lloj të ri hominidi, që që mund të rishkruajë historinë e Njeriut, Homo Sapiensit. “Ka ende me mijëra copa mbetjesh në shpellë. Ajo që zbuluam na tregon diçka të jashtëzakonshme. Speciet të cilat u përkasin këto skelete, kanë një miks karakteristikash unike.