Ose tatimor ose kontabilist, qeveria “zbulon” konfliktin e interesit

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:43

Dalja e emrave të disa punonjësve tatimorë në listat e kontabilistëve të bizneseve ka detyruar qeverinë të ndërhyjë me ligj për të detyruar këta persona të zgjedhin ose punën e shtetit ose atë të privatit.

Në ligjin për ndryshimin “Për disa shtesa në ligjin nr. 9920, të ndryshuar” ku parashikohet ndryshimi I masës së gjobave për subjektet që I shmangen detyrimeve fiskale, qeveria ka shtuar një paragraf ku u ndalon punonjësve tatimorë të kenë lidhje pronësie me zyra kontabiliteti.

Në ligj thuhet se nëpunësit e administratës tatimore qendrore dhe vendore ndalohen që të kenë të kenë nën pronësi të tyre apo të afërm të tyre zyra të kontabilitetit apo konsulencës fiskale. Kjo sistuatë përbën konflikt interesi dhe ndaj nëpunësit të administratës tatimore qëndrore dhe vendore që gëzon statusin e nëpunësit civil merren masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për shmangien e konfliktit të interesit.  

Në rast konstatimi të situatës së konfliktit të interesit të parashikuar në pikën 4 të këtij neni ndaj nëpunësve të administratës tatimore që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil merret masa e largimit nga puna me pa të drejtë punësimi në administartën tatimore.”

Po ashtu në ligj thuhet se  në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.