Pa surpriza, kolegët e duan në pranga. Ai e krahason veten me Fatmir Xhindin
Nuk ka patur asnjë suprizë në vendimin e Këshillit të Mandateve për t’i dhënë autorizim parlamentit t’ë heqë imunitetin e deputetit Armando Prenga i përfshirë në konfliktin me 7 të plagosur në Laç.
Ashtu sic pritej deputetët e të dyja palëve miratuan kërkesën e Prokurorisë për autorizim nga kuvendi të arrestimit të deputetit që akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje të rëndë me dashje dhe kanosje për vrasje. Përfaqësuesit e organit të akuzës argumentuan përpara Këshillit se deputeti Prenga ishte person I përfshirë në konfliktin e armatosur me pjesëtarë të fisit Cali.
Por avokati mbrojtës e quajti të paligjshëm dhe antikushtetues mbajtjen nën arrest të deputetit Prenga duke akuzuar Prokurorinë se ka devijuar hetimet.
Vetë deputeti që u soll në ambjentet e kryesisë I shoqëruar nga efektivë të repartit shqiponja e quajti arrestimin ndaj tij një sajesë të nxitur nga kundërshtarët e tij politikë që kanë patur në shfrytëzim lagunën e Patokut, ndërsa tha se nëse ai do të kishte mbetur viktimë e sulmit të familjes Cali sot do të trajtohej nga kolegët e tij si deputeti i ndjerë Fatmir Xhindi.
“Sot dal si një i akuzuar me pa të drejtë, unë kam shkuar me vonesë te komisariati dhe nuk kam qenë pjesë e konfliktit fare. Aty ka dëshmitarë, ka policë, ka civila, prokuroria duhet ti kishte marrë. Sesi ka qenë deputeti me armë apo me duar në xhepa. Unë kam shkuar dhe kam gjetur vëllain dhe shokun tim të plagosur, nuk kam hyrë në konflikt fizik apo me armë. Sepse nuk kam pasur nevojë të marr TT, kur kam pasur armën me leje. As të marr kallash. Gjitha këto janë një vorbull për mua dhe familjen time. Besoj që drejtësia do të flasë dhe nxjerrë të vërtetën, do jem i durueshëm, do pres vendimin e drejtësisë. Ky është thjesht një sajim dhe trillim nga komisionerë të PD që e kishin Lagunën për 10 vjet dhe shkoni dhe pyesni atje çfarë opinioni kanë në publik”-deklaroi deputeti socialist që u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve I shoqëruar nga efektivë të repartit Shqiponja.
Add new comment