"Europa ka harruar se çfarë është”

Postuar në 06 Shtator, 2015 16:34

Bernard-Henri Lévy shkruan së fundmi një opinion në “Project Syndicate” për valën migratore në Europë dhe indiferencën e kontinentit të vjetër. Lévy nënvizon se debati që është hapur në BE anashkalon dhe spekullon me realitetin, pasi “Europa nuk është destinacioni kryesor i imigracionit”. Kjo pasi thuajse 2 milionë sirianë janë vendosur në Turqi dhe ajo pakicë që i drejtohet Europës, “janë aplikantë për liri”. E megjithatë mitet e reja kan nisur të zënë vend në Europë. Një prej të cilëve është edhe ai që e sheh migrimin si projekt i zëvendësimit të popullsisë. Por Lévy e sheh këtë që po ndodh ndryshe: “Këta individë – kursi i të cilëve drejt Europës kujton atë të pricesësh fenikase Europa që arriti nga Tireu në shpinën e Zeusit mijëra vjet më parë – po refuzohen të gjithë. Mure po ndërtohen që ata të mbahen jashtë. Rezultati është një grup tjetër njerëzish që u refuzohen të drejtat bazë...Europa, e irrituar nga ksenofobët e vet dhe e konsumuar nga dyshimi i brendshëm, i ka kthyer shpinën vlerave të veta. Ajo ka harruar se çfarë është. Këmbanat po bien jo vetëm për imigrantët, por edhe për Europën gjithashtu, pasuaria humaniste e së cilës po shkërmoqet para syve të të gjithëve ne”, shkruan ai. Kriza e imigracionit po katalizon ndryshimin e Europës, marrëdhënia e së cilës me vlerat që trumbetoi qëkurse nisi rrugën e unifikimit, po reduktohet në një raport besimi që refuzon Tjetrin.

https://www.project-syndicate.org/commentary/european-migrant-crisis-by-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.