vlerat
"Shqiptarëve u mungon dinjiteti njerëzor"
Intervistë ekskluzive me presidentin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut që mbahet në Akademinë dhe multimedian Marubi, me presidentin e Festivalit, Theodor S. Orlin, jurist ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, që ndjek prej 20 vitesh festivalin dhe ka krijuar një mendim mbi shoqërinë shqiptare.
Çfarë e provokon sot një shoqëri, në një rast si ky i festivalit të të drejtave të njeriut që po mbahet këto ditë në Akademinë “Marubi”?
Ndarja e thellë ShBA-Europë
Foreign Affairs i ka kushtuar një shkrim tensioneve mes Europës dhe ShBA-së, të cilat sa vijnë e po shfaqen si pjesë e pandarë e marrëdhënieve mes dy anëve të Atlantikut. Konrad H. Jarausch i mëshon idesë se dallimet mes të dyja poleve të botës Perëndimore, burojnë nga diversifikimi i përvojave të tyre historike, që po prevalon ndaj së përbashkëtës që është referimi ideologjik ndaj të njëjtave vlera.
"Europa ka harruar se çfarë është”
Bernard-Henri Lévy shkruan së fundmi një opinion në “Project Syndicate” për valën migratore në Europë dhe indiferencën e kontinentit të vjetër. Lévy nënvizon se debati që është hapur në BE anashkalon dhe spekullon me realitetin, pasi “Europa nuk është destinacioni kryesor i imigracionit”. Kjo pasi thuajse 2 milionë sirianë janë vendosur në Turqi dhe ajo pakicë që i drejtohet Europës, “janë aplikantë për liri”. E megjithatë mitet e reja kan nisur të zënë vend në Europë. Një prej të cilëve është edhe ai që e sheh migrimin si projekt i zëvendësimit të popullsisë.