Apollon Baçe: "Pas ’90-ës nuk u restauruan kishat e vjetra shqiptare". Dhima: "Janë investuar 10 milionë €"(përditësuar)
“I vetmi kontribut i ortodoksve në Shqipërinë e pas vitit 1990, është ndërtimi në mënyrë masive i shumë kishave, të gjitha në stilin grek duke humbur identitetin dhe stilin e kishës Autoqefale Ortodoske Shqiptare”. I këtij mendimi është Apollon Baçe. Ai për disa vite ka qenë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, e me këtë cilësi ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel one” të gazetarit Roland Qafoku. Në emision është folur më së shumti për çështjen e kishës së Dhërmiut. Në një panelin e emisionit, gazetari Qafoku kishte të ftuar edhe përfaqësues të kësaj kishe. Apollon Baçe ka hedhur akuza të rënda ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos lidhur me kishën e shkatërruar të Dhërmiut. Baçe deklaroi se është kundër shkatërrimit të kishës në fjalë, por sipas tij është e pafalshme që Kisha Ortodoske Autoqefale e la atë kishë në atë gjendje, ndërkohë që bën namin kur kryeministri e quan me të drejtë garazh. “Është fakt që pas vitit 1990, është bërë më mënyrë masive greqizimi i kishave shqiptare. Në vend që të restauroheshin dhjetra kisha me vlera të jashtëzakonshme monumentale ata kanë ndërtuar kisha të reja të stilit ortodoks grek që nuk kanë lidhje me ndërtimin dhe trashëgiminë e kishës shqiptare“ u shpreh Baçe. Gjatë emisionit Baçe bëri publik një raportstudim për gjendjen e kishave ortodokse në të gjithë vendin por u ndal më shumë në ato të Dhërmiut. Sipas tij raste të tilla janë në Dhërmi, Voskopojë, Berat e të tjerë për të cilat Baçe thotë se ka qenë e domosdoshme restaurimi i kishave të vjetra. “Por Kisha Ortodokse Shqiptare ndërtoi kisha dhe katedrale të reja duke harxhuar miliona euro dhe asnjë euro për restaurimin e kishave të vlera me vlera unikale” u shpreh ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë në monitorin e studios u shfaqën pamje të gjendjes skandaloze që ndodhen shumica e kishave në Dhërmi, ndërkohë që ortodoksët, sipas Baçes, nuk kanë dhënë asnjë kontribut për restaurimin e tyre.
Një përgjigje ndaj kësaj deklarateka dhënë zëdhënësi i KOASh-it, Thoma Dhima: "Deri tani Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise ka restauruar me shume se 60 kisha e manastire monumente te kultures, duke harxhuar ne vite rreth 10 milion euro. Por nuk mjaftoka, megjithese kjo eshte shumefishi i asaj qe ka harxhar ne keto vitet shteti nepermjet IMK. Z. Apollon Bace, i ndjekur nga ata qe u vret syte zhvillimi i kishes ortodokse, hedhin tezen se Kisha nuk duhet te ndertonte katedrale e kisha te reja atje ku ka besimtare orthodhokse, por te bente restaurimin e cdo kisheze fshati edhe atje ku nuk ka besimtare apo kjo eshte e pamundur per shkak te numrit te madh te tyre!!! Ne Dhermi, ku ka pasur gjithmone nje besim shume te thelle e te fuqishem ortodoks, besimtaret kane ndertuar rreth 40 kisha, Kisha dhe vete besimtaret kane restauruar e ringritur shume prej tyre, por te kerkosh te behen te gjitha (gje qe kerkon shuma shume te medha monetare), do te thoshte te lije besimtaret ne zona te tjera pa vende lutjeje", shkruan Dhima.
Add new comment