Rruga e Kombit me koncension, 5 euro pagesa për Milot-Morinë
Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit për tu bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostratës MilotMorinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. “Tv Scan” duke raportuar mbi bazën e burimeve nga Ministria e Transportit, bën me dije, se hapja e ofertave dhe vlersëimi i tyre do të behet më datën 15 Shtator, në mënyrë që ky aks, i quajtur ndryshe Rruga e Kombit, të kalohet vetëm duke paguar një taskë të caktuar.
Sipas “Tv Scan” deri më tani, nga drejtuesit e këtij institucioni, është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë do të jetë rreth 5 euro, dhe duket se kompania e përzgjedhur do të jetë ajo që ka një ofertë rreth kësaj vlere. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostr adës Kosovë Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën, dhe në të kalojnë një numër i lartë automjetesh, çka do të thotë se çdo kompani ka inters për të fituar tenderin.
Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncensioni do të zgjasë për një periudhë 30 vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.
Add new comment