Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën, nënshkruan marrveshje me termin “Republika e Kosovës”
Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo pasi, sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”. Këtë deklaratë ministrja për Dialog e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, e me këtë rast i ka vlerësuar lart marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel, duke thënë se katër marrëveshjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në intervistë, Edita Tahiri ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Add new comment