Shehu flet për mungesë të theksuar politikash qeveritare: Nuk mblidhen të ardhurat me fushata
“Mungesa e të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk mund të mbushet me fushata apo aksione sezonale ndaj informalitetit”. Kështu e ka vlerësuar Sherefedin Shehu, deputeti i PD-së, aksionin e qeverisë në luftën ndaj informalitetit. Që në çasin kur qeveria bëri publike nisjen e këtij aksioni kundër informalitetit, opozita e ka kundërshtuar duke e quajtur si një “gjueti sezonale” mbi biznesin. Sipas opozitës, kjo po ndikon negativisht në klimën e të bërit biznes në Shqipëri, si dhe po varfëron vendin. Sipas Shehut, politikat e gabuara fiskale dhe keqadministrimi nuk do të mbulohen duke i bërë presion biznesit për pagesën e taksave. Madje deputeti i PD, pë “Tv Scan” thekson, se në këtë rast duhet të ishin shkarkuar krerët e Tatimeve. Ndërsa në lidhje me efektin e këtij aksioni dhe a do të ketë rritje pagash, nëse mblidhen të ardhurat, Shehu, e konsideron si një mungesë të theksuar politikash qeveritare.
Add new comment