Burgjet me regjim të hapur, pak Skandinavi në drejtësinë shqiptare

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:04

Vjen pak “era Skandinavi” ligji i ri për burgjet që po përgatit Ministria e Drejtësisë, ku mes të tjerave parashikohet edhe nocioni i ri i “burgjeve me regjim të hapur”. Drafti  po diskutohet për përmirësime, ndërsa pritet që në periudhën shtator- tetor 2015 të dërgohet në Qeveri dhe më pas në Parlament.

Sipas projektit, “në nenin 12 të ligjit aktual për burgjet, pas togfjalëshit ‘burgu i sigurisë së ulët’ shtohet togfjalëshi ‘burgu me regjim të hapur’.

Ky nocion i ri parashikon lejimin e daljes së të dënuarve nga qelitë për qëllime punësimi.

“Burgje me regjim të hapur, do të thotë që personat që kanë marrë një masë dënimi nën 5 vjet ose personat të cilëve u ka mbetur dy vjet burg pa kryer nga gjithë masa e dënimit, do të trajtohen me regjimin e burgjeve të hapura”, thote kreu i burgjeve Artur Zoto. I burgosuri del nga qelia në mëngjes dhe shkon në vendin e punës së tij.

Pas përfundimit të punës, ai kthehet në institucion deri në mëngjesin tjetër, duke e kthyer vuajtjen e dënimit në kohë të vlefshme për punë, përzier me pak regjim hotelier...Por gjithë ky ekuacion ka një kusht: Që të ketë punë edhe për të burgosurit.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ketu s'po ka pune per gjynahqaret qe jane jashte, paska per t'u gjetur pune per te burgosurit. Ja edhe nje shembull tjeter i kaosit qe mbreteron ne qeverine piktoreske shqiptare, qe i vijne breket era shurre gjithe diten, po na dashka te lyeje pak buzet me te kuq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.