e hapura
Burgjet me regjim të hapur, pak Skandinavi në drejtësinë shqiptare
Vjen pak “era Skandinavi” ligji i ri për burgjet që po përgatit Ministria e Drejtësisë, ku mes të tjerave parashikohet edhe nocioni i ri i “burgjeve me regjim të hapur”. Drafti po diskutohet për përmirësime, ndërsa pritet që në periudhën shtator- tetor 2015 të dërgohet në Qeveri dhe më pas në Parlament.
Sipas projektit, “në nenin 12 të ligjit aktual për burgjet, pas togfjalëshit ‘burgu i sigurisë së ulët’ shtohet togfjalëshi ‘burgu me regjim të hapur’.
Ky nocion i ri parashikon lejimin e daljes së të dënuarve nga qelitë për qëllime punësimi.