Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:46

Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.
Qeveria dhe opozita vendosën të bëjnë ndryshime pas kthimit për rishqyrtim në parlament të paketës fiskale nga presidenti Klaus Iohanis, duke pranuar uljen e TVSH-së me 5 pikë përqindje, nga 24 në 19 përqind si dhe heqjen e taksës së qarkullimit që ishte 0,07 eurocent për litër.

http://www.balkans.com/gr/open-news.php?uniquenumber=206352

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.