Irak, armë kimike të ISIS kundër kurdëve

Postuar në 14 Gusht, 2015 11:04

Pentagoni është i bindur se xhihadistët sunitë të ISIS kanë përdorur kundër kurdëve në Irak gazra kimikë si ipriti, i njohur edhe si gazi mostardë. ‘Wall Street Journal’ nënvizon se bëhet fjalë për treguesin e parë se Shteti Islamik është pajisur me armë kimike të ndaluara nga ligji i luftës. ISIS mund të ketë përdorur armë kimike në Irak kundër forcave kurde. Pentagoni i quan “të besueshme” informacionet për një përdorim të mundshëm të ipritit, të mërkurën e kaluar pranë qytetit Makhmour. “Kemi informacione të besueshme mbi faktin që gazi i përdorur në sulm ishte iprit” – ka konfirmuar një funksionar amerikan për “Wall Street Journal”. Lajmet nga Pentagoni vijnë pasi zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes gjermane deklaroi mundësinë e përdorimit të këtyre armëve nga ana e militantëve. Gjermanët janë pranë territorit të forcave kurde me 90 persona qysh prej shtatorit të kaluar, duke i ndihmuar në zmbrapsjen e ISIS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.