Oktapodi, një nga krijesat më të sofistikuara

Postuar në 13 Gusht, 2015 23:31

Duke studiuar AND-në e oktapodëve shkencëtarët konstatuan se genet e tyre kanë karakteristika të veçanta që mund t’i  lidhin  ata me paraardhës të largët të jashtëtokësorëve. Një studim i kohëve të fundit tregon se ndoshta oktapodët janë dëshmia më e prekshme e jetës jashtëtokësore që mund të jetë në pjatën tonë.

Sipas shkencëtarëve, oktapodi është një nga kafshët më inteligjente dhe me aftësi të pabesueshme që nuk ngjan me asgjë gjallesë tjetër mbi tokë. Genet e tij janë të një madhësie të ngjashme me atë të njeriut dhe përmbajnë 33 mijë proteina nga 25 mijë që kanë genet e njeriut.

Kjo mundëson prodhimin e geneve të veçanta të quajtura  protocadherins, që rregullojnë zhvillimin neuronal dhe ndërveprimet e tyre. Oktapod ka  168 prej këtyre gjeneve, pothuajse dyfish se gjitarët e tjerë. Kjo është reflektuar në një tru jashtëzakonisht të madh, duke e bërë oktapodin një nga kafshët zgjuar në planet. Një tjetër element i rëndësishëm është se neuronet janë jo vetëm në tru, por edhe të shtrihet në këmbët e tij.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan shumë më tepër gene origjinale që nuk gjenden në kafshët e tjera. Diçka që mund të shpjegohet nga prania e gjatë e oktapodit në Tokë dhe evoluimin e tij në mbi 400 milionë vjet.

Këto gjene të çuditshme lejonë që oktapodi  të ndryshojë ngjyrën në lëkurën e tij, ndërsa ka mekanizma të veçantë për t’u lejuar indeve të modifikojnë drejtpërdrejt proteinat për të ndryshuar funksionimin e tyre.

Karakteristika që i lejojnë oktapodët t’u përshtaten shpejt kushteve të mjedisit dhe të gjejnë zgjidhje intuitive për zbulimin e ushqimit, siç tregohet nga eksperimenti  i treguar në video.

Së bashku me të gjitha këto, oktapodi ka tre zemra, i ka sytë të mëdhenj dhe mund të rigjenerojë qelizat. Në thelb, oktapodi është një organizëm aq i sofistikuar sa me të vërtetë paraqet një sfidë të përhershme për shkencëtarët. Kërkimi për kafshën  më komplekse në botë nuk ka përfunduar ende. ADN-ja e oktapodit ka ende shumë surpriza. Ndoshta më shumë se njeriu vetë, i cili do të kishte zili shumë nga aftësitë e këtij pakurrizori. Mendoni për këtë pak më shumë, herën tjetër kur së bashku me vaj dhe uthull, ju e shikoi si një gjah të shijshëm në pjatën tuaj.

http://www.protothema.gr/world/article/500497/oi-exogiinoi-zoun-anamesa-...

Comments

Submitted by Loresa Ismajli (not verified) on

Everything in your page is okey !

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.