Bashkia Tiranë/Borxhet e trashëguara arrijnë në 30 milionë dollarë
Pas dosjes me lejet e ndërtimit, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka evidentuar edhe një problem tjetër: borxhet e trashëguar nga Lulzim Basha. “Borxhi aktual është 30 milionë dollarë fatura të prera dhe të papaguara. Sa 70% e buxhetit faktik. Pse kryetari i bashkisë si la një borxh prej 28 milionë euro? Një kompani pastrimi më tha që ne nuk e bëjmë mirë pastrimin por kemi 8 muaj që nuk kemi marrë paratë. Kam marrë overdraft për të paguar tatimet. Pastrimi, 4.5 milionë dollarë borxh. 23 milionë dollarë janë në projekte investime publike. Investimet kanë përfunduar por dorëzimi nuk është bërë pasi nuk janë paguar lekët”, tha Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Add new comment