Rama e Meta, marrëdhënie të ndera

Postuar në 10 Gusht, 2015 11:15

Analisti Andi Bushati u është përgjigjur disa pyetjeve nga Syri.net për situatën politike në vend, konkretisht brenda koalicionit të majtë. Bushati pohon se ka prova dhe dëshmitarë se marrëdhënia mes dy partnerëve të qeverisë, Edi Rama dhe Ilir Meta është thyer rëndshëm. Arsyet për këtë variojnë nga prishja për shkak të presioneve për rritje të pazarit; ajo e presionit të ndërkombëtarëve për të luftuar partitë që ngrenë shtet paralel brenda shtetit; por edhe beteja për zgjedhjet 2017 dhe ambicia e Metës për t’u ngritur në krye të shtetit, apo frika e Ramës se me pushtetin e pakontrollueshëm që i ka dhënë, ai po e shndërron LSI-në në rivale serioze.

Por sipas Bushatit, kjo dyshe vëllezërish armiq e kanë shumë të vështirë të ndahen nga njëri- tjetri deri në zgjedhje. Sepse Meta ka ngritur një strukturë që nuk ushqehet dot më pa benefitet e pushtetit. Sado që të ndihet i fyer, i pa begenisur, i lënë mënjanë nga Rama dhe nga delegacionet e perëndimorëve që i evitojnë takimet me të, ai është i dënuar të zvarritet në koalicion. Ndërsa Rama, ashtu sikurse Berisha dje, nuk ka fuqinë për t’u ndarë nga një aleat që duket sikur i prish punë po i iku, por që në fakt e damkos më keq po i ndenji brenda.

Comments

Submitted by Ioni (not verified) on

Bushati i di me miere nga te gjithe punet ne Shqiperi. Parndaj ju te Resp. mos u ndani nga ai, edhe kur hamendeson rendshem

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.