10 njerëzit më të pasur në histori. Në krye një afrikan...
Revista “Time” ka bërë një renditje të 10 njerëzve në të pasur në histori. “Time” sqaron edhe metodën e njekur, bazuar kryesisht në intervista me historianë dhe ekonomistë. Një detyrë e vështirë, por gjithsesi, në fund, një listë jo dhe aq e kundërshtueshme paraqitet kështu:
Foto 1 nga 10
10. Gengis Khan 1162 - 1227. Perandori i Perandorisë Mongole, më e madhja në historinë botërore, si njësi e vazhduar gjeopolitike. Khan kontrollonte një territor të jashtëzakonshëm, e për pasojë edhe pasuritë e vendeve që ndodheshin nën të. Kjo çon edhe në vlerësimin se ai ka qenë një ndër njerëzit më të pasur në histori, ndonëse siç shprehen historianët “bujaria ishte çelësi i suksesit të tij”. Ai nuk ndërtoi as tempuj, as pallate për vete, por posedonte si pasuri një hapësirë territoriale të jashtëzakonshme.
Add new comment