Mbytet anija me 700 emigrantë në Mesdhe, 400 arritën të shpëtojnë

Tjetër tragjedi shënohet në detin Mesdhe. Një anije me të cilën udhëtonin qindra emigrantë, që synonin të preknin Europen, u përmbys. Në të gjendeshin rreth 700 klandestinë, 400 prej te cilëve arritën të shpëtojnë. Agjensia e lajmeve italiane ANSA raporton se deri tani janë konfirmuar 25 viktima, trupat e te cilëve jane nxjerrë në sipërfaqe nga ekipet e shpëtimit. Fundosja ndodhi rreth 25 km larg brigjeve libiane kur anija po haste vështirësi per shkak te motit te keq. Në çastin e afrimit të katër anijeve dhe tre helikopterëve që do t’u vinin në ndihmë pas një njoftimi nga rojat bregdetare italiane, emigrantet u zhvendosen në drejtim të tyre, çka mund të ketë shkaktuar përmbysjen e anijes. E para që mbërriti në vendin e ngjarjes ishte një anije e marinës ushtarake irlandeze.
Add new comment