Qeveria e mbyll me minus bilancin e të ardhurave për 6-mujorin. 12 tregues poshtë planit të parashikuar

Postuar në 03 Gusht, 2015 20:57

Të paktën 12 zëra rezultojnë me minus në treguesit fiskalë të buxhetit për periudhën Janar-Qershor 2015 sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Financave. Të ardhurat nga Doganat, Të ardhurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksa Doganore, të ardhurat nga Pushteti Vendor, Taksa mbi Biznesin e Vogël, Taksat Lokale dhe Tarifat e Shërbimeve dhe të tjera rezultojnë poshtë planit të parashikuar nga qeveria për 6-mujorin me -4.5 për qind. Në vlerë lekësh mosrealizimi i të ardhurave për gjysmën e parë të vitit llogaritet në -8.6 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore janë -7.4 përqind, doganat me - 10 për qind, ndëtsa Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar me - 3.3 për qind. Qershori si muaji i fundit i 6 mujorit po ashtu rezulton me mosalizim të ardhurash, ku veçonen performanca poshtë planit e të ardhurave tatimore e doganore si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Një pasqyrë jo dhe aq optimiste për perspektivën ekonimike të vendit, ndonëse qeveria është optimiste për rritjen ekonomike dhe modelin që po zbaton.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.