Parathuhet fituesi i tenderit 61 milionë euro për shërbimin e dializës. Flitet për kompaninë e Bujar Gazhelit, mikut të kryeministrit Rama sipas opozitës. Beqaj: Do kemi garë ndërkombëtare

Postuar në 01 Gusht, 2015 22:42

Dy ditë para tenderit për Shërbimin e Dailizës sipas formës së konçesionit Partneritet Publik Privat, opozita ka folur për fituesin që sipas saj është i paracaktuar dhe është mik i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.
“61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional.Edi Rama jo vetëm po i jep 61 milione euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve. Edi Rama e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte dhe donatorët e tij” tha në deklaratën për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Por ministri Shëndetësisë, Ilir Beqja në një intervistë për Top Chanel tha se të hënën do hapet gara ndërkombëtare, realizuar sipas mjeteve të Prokurimit Publik, për shërbimin e dializës, në spitalet e Elbasanit, Shkodrës, Vlorës, Korçës dhe Lezhës.
“Shërbimi i dializës që ne kemi sot në Elbasan dhe Shkodër, nga pikëpamja e cilësisë është tejet i amortizuar. Së dyti, ne kemi nevojë ta zgjerojmë këtë shërbim në këto qytete sepse numri i të sëmurëve rritet. Ndërsa në 3 qytetet e tjera duam ta ngremë, në mënyrë që të sëmurët ta marrin shërbimin sa më pranë vendbanimit. Duke qenë se jemi në kushte të kufizuara financiare për të investuar para publike, duam të shfrytëzojmë partneritetin publik-privat, për t’i ngritur këto qendra brenda spitaleve publike dhe që më vonë të kalojnë në administrim publik”, nënvizon Beqaj. Por portali syri. net shkruan se kompania që pritet të fitojë këtë tender është Albanian Medical Distributor (AMD) në pronësinë e Bujar Gazhelit. http://syri.net/index.php/2015/08/01/ekskluzive-zbulohet-miku-i-kryemini....
Sipas këtij portal ajo që konfrimon se “letrat janë qepur”, ka të bëjë me faktin se AMD është një joint-venture i krijuar në vitin 2001 ndërmjet kompanisë farmaceutike italiane ECOBI Farmaceutici s.a.s dhe kompanisë farmaceutike shqiptare B-Farma e Bujar Gazhelit, i cili tashmë drejton i vetëm këtë grup farmaceutik italo-shqiptarë.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.